Konfirmohet vizita e kryeministres së Serbisë nga MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq në Kosovë, të hënën e 5 shtatorit

Ana Bërnabiç, kryeministre e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022.

Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Të hënën e 5 shtatorit, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, do ta vizitojë veriun e Kosovës.

Sipas mediave serbe, Bërnabiq do ta fillojë vizitën njëditore në Mitrovicë, e shoqëruar nga Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq dhe drejtori i Zyrës për IT dhe eQeverisje, Mihai Jovanoviq.

“Kjo është edhe vizita e saj e parë zyrtare në Kosovë si kryeministre e Serbisë”, raportojnë mediat serbe.

Bërnabiq: Më 1 shtator fillon një periudhë e paqëndrueshme për Kosovën

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika