FBI ka publikuar listën e detajuar të dokumenteve të ndjeshme të cilat ishin marrë nga zyra ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.
Kjo listë e dokumenteve është bërë publike të premten e 2 gushtit, duke ofruar një vështrim më të afërt të dokumenteve shumë të ndjeshme të qeverisë që janë marrë nga zyra e ish-presidentit dhe nga një zonë magazinimi në pronë.
Inventari është zbuluar pasi gjykatësi federal që ka mbikëqyrur kërkesën e Trump ka pasur për synim të përcaktojë se çfarë materialesh të sekuestruara mund të përdorë departamenti i drejtësisë në hetimin e tij.
Mes artikujve që FBI ka marrë ishin 90 dosje boshe të klasifikuara për t’u kthyer tek sekretari i stafit të Shtëpisë së Bardhë ose një ndihmës ushtarak.
Në përcaktimin e përmbajtjes së kutive të materialeve të sekuestruara, inventari i bërë së bashku nga departamenti i drejtësisë ka treguar se FBI ka marrë 71 dosje boshe nga zyra e Trump dhe 19 dosje boshe nga një depo, raporton theguardian.
Ndryshe, FBI ka sekuestruar dhjetëra materiale shumë të ndjeshme me shenja klasifikimi nga zyra e Trump, duke përfshirë shtatë dokumente të shënuara “Top Sekret”, si dhe qindra revista dhe prerje shtypi nga viti 2015 deri në 2020, si dhe dokumente të tjera qeveritare jo të klasifikuara.