Deputetja e VV-së: Greva në arsim është puro politike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, ka thënë se grevat në arsim janë të politizuara, dhe se kërkesat e sindikatave janë irracionale dhe absurde në të këtë “kohë krize”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, gjatë intervistës në FIVE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, ka deklaruar se greva në arsim, e cila është organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), është krejtësisht politike.

Sipas saj, greva në arsim nuk është bërë me qëllime përmbajtjesore, dhe nuk është grevë sindikaliste.

“Fatkeqësisht mendojë që është politike dhe nuk është grevë sindikaliste me qëllime përmbajtjesorë thjesht është politike”, ka deklaruar Kryeziu.

Ajo në emisionin FIVE ka thënë se është pro grevave që i organizojnë sindikalistët, por për ato greva që nuk janë të politizuara, dhe që para tyre nuk qëndrojnë partitë politike.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu

“Kjo grevë është puro politike, ne si subjekt politik, dhe unë si deputete jam pro grevave që i organizojnë sindikalistët që nuk janë të politizuara, dhe asnjëherë nuk jam pro grevave që prapa atyre sindikatave qëndrojnë partitë politike”, është shprehur ajo.

Po ashtu, sipas saj edhe qëndrimet publike që përfaqësuesit e sindikatave po i mbajnë përputhen me qëndrimet politike të përfaqësuesve të subjekteve politike.

Po ashtu, ajo ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka takuar ata po ashtu edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, por nuk kanë arritur të dalin me një pajtueshmëri pasi sipas saj, kërkesat e sindikatave janë irracionale dhe absurde në të këtë kohë.

“Ata po kërkojnë nga një 100 euro shtesë për shkak të krizës dhe inflacionit që po përballet vendi jonë. Por duhet ta kuptojnë që nuk po përballet vetëm punëtoret e arsimit po përballet çdo qytetarë i Kosovës pa dallim”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa, Kryeziu ka thënë se kërkesa e fillestare e SBAShK-ut ka qenë dhënia e 100 euroshit deri në momentin kur të fillojë zbatimi i ligjit për paga.

Ministrja e VV-së, Arbëresha Kryeziu

Por, sipas saj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ligji për paga javën që vjen do të dalë në konsultim publik dhe sindikatat tani të cilat janë në grevë duke hedhur akuza mbi qeverinë, në vend që ta bënin këtë ata duhet të ishin në tavolinë duke i hartuar komente mbi ligjin e pagave.

“Edhe vetëkonficienti për punëtorët e arsimit është më i lartë se vetëkonficienti që Sindikatat e Arsimit e kanë kërkuar, domethënë kemi lëvizje në të gjitha kategoritë e mësimdhënësve në kudër të ligjit të ri për paga, pra do të ketë ndryshime që do të shkojnë në të mirë të të gjithë punëtorëve të arsimit dhe si është e mundur të thuhet që nuk po i marrim për bazë”, ka deklaruar Kryeziu.

Po ashtu, ajo ka thënë se procedurat për zbatimin e ligjit të ri për paga, nuk mund t’i shmangim, pasi janë procedura që ndiqen për secilin ligj që hynë në kuadër të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, deputetja e VV-së ka bërë të ditur se ligji për paga mund të sillet në Kuvend më herët se dakordimi i  paraparë i rendit kohor në gjysmë të tetorit, kohë për të cilën kanë bërë marrëveshje në kuvend.

Deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu gjatë intervistës në FIVE

Rasti i 11-vjeçares, Kryeziu: Prokurorët dhe gjyqtarët nuk po mbajnë përgjegjësin e detyrës së tyre

Deputetja nga radhët e partisë Vetëvendosje ka folur edhe për rastin e 11-vjeçares, për të cilin sipas saj rastet e dhunës po ndodhin nga mosefikasiteti që po e tregon sistemi i drejtësisë, duke përfshirë gjyqtarët, prokurorët të cilët nuk po mbajnë përgjegjësin e detyrës së tyre për t’i dënuar personat që përfshihen në këto lloj krimesh.

“Iu bëjë thirrje organeve përgjegjëse që të bëjnë të pamundurën që rasti zbardhet por në të  njëjtën kohë të merren masa që raste të tilla të mos përsëriten pasi fatkeqësisht nuk është rasti i pari dhe nuk do të jetë as i fundit nëse nuk kemi reagim prej organeve kompetente për t’iu ofruar  sigurinë grave dhe vajzave që më së shumti bien viktimë e rasteve të tilla”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka theksuar faktin që nuk ka pasur asnjë reagim prej asnjë prokurori dhe asnjë gjykatësi në lidhje me këtë rast, dhe nuk ka as edhe një dorëheqje te vetme si akt moral që lidhet me këtë rast.

“Nuk kemi pasur asnjë reagim as prej KPK-së dhe KGJK-së, të cilat janë tejet të rëndësishme që ndërlidhen me rastet e dhunës dhe ngacmimeve seksuale”, është shprehur ajo.

Po ashtu, ajo ka shtuar se akoma nuk ka parë asnjë emër të asnjë prokurori apo një gjykatësi që ka qenë i përfshirë në këtë rast, vetëm pesë persona që janë në paraburgim si të dyshuar për rastin, por nuk janë emrat e personave që i kanë nënshkruar lirimin atyre që në të kaluarën kanë qenë të akuzuar për të njëjtat vepra.

Ndërsa, sipas saj po të respektohej ligji, këto raste nuk do të përsëriteshin, këta persona nuk do të ishin duke ngacmuar seksualisht një vajzë, por do të ishin duke e kryer dënimin e merituar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika