Sipas imazheve satelitore nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), më shumë se një e treta e Pakistanit është nën ujë, pasi përmbytjet vdekjeprurëse mund të krijojnë fatkeqësi dytësore.
Pas përmbytjeve në Pakistan, ushqimi është në mungesë pasi uji ka mbuluar miliona hektarë të mbjella dhe ka zhdukur qindra mijëra bagëti. Gjatë kësa periudhe, agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar për një rritje të sëmundjeve infektive, nga ajo që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur “muson mbi steroid”.
Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të Pakistanit (NDMA), më shumë se një mijë e 100 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet që nga mesi i qershorit, në këto shifra përfshihen gati 400 prej tyre fëmijë, ndërsa miliona tjerë janë zhvendosur, raporton CNN.
Pakistani është hedhur në vijën e parë të krizës klimatike të shkaktuar nga njerëzit gjatë kohës kur po përballet me trazirat politike dhe ekonomike.