Trendi në Twitter: Përshkrimi i vetes me një fjalë të vetme

Nëse keni qenë duke lëvizur nëpër Twitter gjatë dy ditëve të fundit, mund të jeni habitur kur keni parë disa kompani, disa liderë botërorë dhe fytyra të famshme, që postojnë vetëm një fjalë. Ky trend, ishte pjesë e një fushate marketingu nga kompani të verifikuara në Twitter

Disa nga postimet në Twitter

“trenat”

Kjo është fjala e vetme, që nisi një sërë postime me një fjalë nga markat dhe përdoruesit e Twitter-it gjatë dy ditëve.

Ky trend, i emërtuar si “Brands Tweting One Word” në bazën e të dhënave të trendëve Know Your Meme, ishte pjesë e një fushate marketingu nga kompani të verifikuara në Twitter.

Markat përdorën trendin për të përshkruar veten me një fjalë të vetme.

“Know Your Meme” vlerëson Amtrak si të parin që filloi këtë trend  në Twitter, duke përdorur vetëm fjalën “trenat”, përpara se kompanitë e tjera të verifikuara të hidheshin në këtë trend.

Ndërsa, kompanitë të tjera amerikane si rrjeti i ushqimeve Wendy’s, e përshkroi veten me fjalën “burgers”.

Ndërsa, Radioja Publike Kombëtare në ShBA thjesht postoi fjalën “radio”.

Edhe Washington Post, një nga mediat më të respektuarat të lajmeve në ShBA postoi vetëm fjalën “lajm”.

Kësaj iu bashkëngjit edhe ekipi i mediave sociale në NASA, kur në faqen e tyre postuan fjalën “univers” për më shumë se 61 milionë ndjekësit e tyre.

Përveç këtyre, edhe presidenti amerikan Joe Biden postoi fjalën “demokraci”, diçka që ai ka frikë se ShBA-të janë nën kërcënim për shkak të “ideologjisë ekstreme” të Donald Trump, dhe mbështetësve të tij.

Gjithashtu edhe presidenti ukrainas iu bashkëngjit këtij trendi, i cili postoi fjalën “liri”, pasi Ukraina në shkurt të këtij vit u pushtua nga Rusia. Dhe kjo fjalë përshkruan më së miri atë se çfarë dëshiron Zelensikyy dhe populli ukrainas.

Gjithashtu edhe faqja e  zyrtare e shtetit ukrainas postoi fjalën “fitore”, kështu duke përshkuar atë çka po dëshirojnë, të fitojnë luftën dhe të jenë të lirë.

Këtij trendi iu bashkëngjit edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila postoi fjalën “liri”.