Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për derivatet, çmime këto që vlejnë për 24-orët e ardhshme.
Çmimi maksimal i lejuar për produktet disel është 1.76 euro për litër, ndërsa për litër të produktit benzinë është 1.40 euro.
Ndërkaq, për gaz çmimi maksimal i lejuar është 0.76 euro, njofton MINT.
Çmimet e derivateve vlejnë për 24-orët e ardhshme.
Ministria në fjalë, publikon çdo ditë çmimet tavan apo çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve. Një vendim i tillë është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.
Çmimi i derivateve ka pësuar rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Qeveria vendos masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës