Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshillin e Prindërve.
Përmes një postimi në faqen e saj në Instagram, Osmani është takuar me Jeton Demin dhe Labinot Salihun, Këshillin e Nxënësve në përbërje të Ditjon Fetahu dhe Hekuran Muja si dhe Donjeta Kelmendin nga Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve.
“Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për të tejkaluar krizën në arsim”, ka shkruar Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë në takim përfaqësuesit e sindikatave dhe të Qeverisë me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të shpejtë rreth përfundimit të grevave dhe fillimit të procesit mësimor.
Takimi pritet të realizohet në orën 15:00, të shtunën.