Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi ka bërë të ditur se zëvendësimet e orëve të humbura të mësimit pas përfundimit të grevës do të bojkotohen.
Pasi është përfunduar takimi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Demi ka thënë se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe njëherësh, se Qeveria e Kosovës dhe SBAShK-u duhet të gjejnë zgjidhje sa më parë.
“Nuk është roli ynë që të gjejmë një zgjidhje mes palëve. Kemi shprehur shqetësimin e prindërve se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe e shkel rëndë të drejtën e fëmijëve për shkollim. Deri tani e kemi dhënë atë deklarim dhe do t’i qëndrojmë prapa”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se “nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për të tejkaluar krizën në arsim”.
Osmani takohet me Këshillin e Prindërve: Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë