Përfundon takimi i SBASHK-ut me Osmanin, greva vazhdon

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, pas takimit që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka ndryshuar vendimin për mbajtjen e grevës, edhe pse nga ana e presidentes ka pasur lutje që ta ndërpresin grevën

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj mbas takimit me presidenten, Vjosa Osmani

Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Edhe pas këtij takimi, SBASHK-u nuk ka ndryshuar vendimin në lidhje me mbajtjen e grevës në arsim.

“E vlerësoj shumë angazhimin e presidentes, por në situatën që jemi, fatkeqësisht greva në institucionet arsimore do të vazhdojë deri në miratimin e kërkesave tona”.

Kështu, ka deklaruar kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj mbas takimit me presidenten Osmani.

Ai ka thënë se edhe presidentes i janë paraqitur kërkesat e tyre, dhe për të ato kanë qenë legjitime, por sipas tij, problemi është mosdialogu me Qeverinë e Kosovës.

“Kemi biseduar gjatë, dhe i  paraqitëm kërkesat tona të cilat edhe ajo tha se janë legjitime, çështja është se problemi deri këtu ka ardhur nga mosdialogu i Qeverisë se Kosovës”, ka deklaruar Jashraj.

Ai ka uruar që shembullin e presidentes Osmani, të e marrin edhe kryeministri i vendit dhe ministrat, që të ulen dhe të bëjnë një zgjidhje.

“Unë urojë që shembullin e presidentes ta marrin edhe kryeministri dhe ministrat që një ditë të ulemi dhe të bëjmë zgjidhje”, ka thënë ai.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Ndërsa për pakon e re nga Qeveria, Jasharaj ka thënë se nuk është realizim i kërkesave të tyre.

Sipas tij, hapi i parë i zgjidhjes është 100 euro çdo muaj për të gjithë shërbyesit publik.

“Kjo pakoja siç duan që ta quajnë nuk është realizim i kërkesave tona, por qeveria duhet të ulet me ne që të fillojë me realizimin e kërkesave tona, pra 100 euro çdo muaj gjersa bëhet ligji i pagave, ligj ky i pranuar edhe nga sindikata”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, Osmani i ka lutur që për hir të fëmijëvë të kthehen në shkolla, ndërsa, Jashraj ka thënë që për hir të fëmijëvë e kanë bërë të pamundurën që ta shpëtojnë vitin e kaluar shkollor.

“Presidentja na luti që për hir të fëmijëve të kthehemi në shkollë dhe unë i thash që për hir të fëmijëve ne kemi bërë të pamundurën që të shpëtojmë vitin e kaluar shkollor”, ka thënë Jasharaj.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Gjithashtu, Jasharaj ka thënë se në bazë të autorizimit që ka presidentja e vendit nuk mund të merret drejtpërdrejtë me kërkesat tona, por mumd të fillojë me angazhimet dhe ta orientojë kërkesën edhe nga pala tjetër.

“Presidentja në bazë të autorizimin që ka, nuk mund të merret drejtpërdrejtë me kërkesat tona, por insistuam që ajo të fillojë me angazhimet dhe ta orientojë kërkesën edhe nga pala tjetër”, është shprehur Jasharaj.

Ai ka thënë se të gjitha angazhimet e kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykollit kanë qenë lutje drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kabinetit të tij që të ulet dhe të bisedoj me përfaqësuesit e sindikatave.

“Fajtori i vetëm është Qeveria Kurti, e cila nuk ulet me ne”, ka deklaruar Jasharaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Kurti më 1 shtator ka reaguar për grevat, duke thënë se “shkolla nuk bën të bojkotohet, duhet ta ketë mësuesin dhe nxënësin, për të cilin e drejtë elementare është mësimi”.

Më tej, i pari i qeverisë ka shtuar se nuk mund të kompensohet një ditë e mësimit e cila humbet, prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet bojkotohet mësimi.

Ai iu ka bërë thirrje drejtorëve të arsimit nëpër komunat e Kosovës, që “asnjëri prej tyre të mos iu bëjë trysni drejtorëve të shkollave ose arsimtarëve që të mos e mbajnë mësimin”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika