Kryetari i LDK-së, Lumir Abdigjiku për grevat në arsim ka shkruar se komunikimi në distancë me mësimdhënësit është veçse ofendim.
“Nga gabimi në gabim!”, shkruan Abdigjiku.
Lumir Abdigjiku ka thënë se Kosova ka nevojë për urtësi, jo për ofendim e kaq polarizim depresiv. Sipas tij, nuk ka luftë të mësimdhënësve e komunave ndaj shtetit.
“Sot, Kurti dështoi të kapërcej veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë, njerëzve të këtij vendi. Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura”, shkruan kryetari i LDK-së.
Abdigjiku shtoi se qeveria ka për obligim që inflacionin prej 20 për qind t’a përkthejë në rritje të të hyrave për të gjithë.