Rreth 70 mijë çekë kanë protestuar kundër qeverisë, BE-së dhe NATO-s

Protesta e organizuar në rrugët e Pragës në Çeki ka mbledhur rreth 70 mijë njerëz, të cilët i kanë bërë thirrje koalicionit qeverisës të vërë nën kontroll çmimet e energjisë, ndërsa kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s

Ilustrim

Dhjetra protestues çekë kanë protestuar të shtunën e 3 shtatorit  kundër qeverisë çeke, BE-së dhe NATO-s.

Rreth 70 mijë njerëz kanë dalë në rrugët e Pragës, duke i bërë thirrje koalicionit qeverisës që të vërë nën kontroll çmimet e energjisë, ndërsa kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s

Organizatorët e protestës nga disa grupe politike të ekstremit të djathtë dhe të skajshëm kanë thënë se kombi i Evropës Qendrore duhet të jetë ushtarakisht neutral dhe të mbajë importet e gazit nga Rusia.

Disa nga grupet në protestë ishin partia populiste antimigrante Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë, së bashku me Partinë Komuniste Çeke.

Ndërkaq, një nga bashkorganizatorët e protestës ka thënë se qëllimi i këtij organizimi është ndryshimi, raporton euronews.

“Qëllimi i demonstratës sonë është të kërkojmë ndryshim, kryesisht në zgjidhjen e çështjes së çmimeve të energjisë, veçanërisht të energjisë elektrike dhe gazit, të cilat do të shkatërrojnë ekonominë tonë këtë vjeshtë”.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit konservator, Petr Fiala, duke kritikuar qeverinë e tij të koalicionit për një sërë çështjesh.

Shumë evropianë shqetësohen se inflacioni i lartë për shkak të krizës aktuale të energjisë mund të nxisë trazira sociale, protesta dhe greva, sipas një sondazhi të ri evropian.

Protestuesit çekë kanë dënuar qeverinë për bashkimin me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, duke thënë se ato po shkaktonin rritje të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike.

Ndryshe, Republika çeke mbështet me zë të lartë kauzën ukrainase kundër forcave ruse, duke dhuruar ndihma financiare dhe ushtarake, krahas pritjes së një popullsie të madhe refugjatësh ukrainas.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika