Jasharaj: Greva nuk ndërprehet pa u realizuar kërkesat tona

Sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, greva në arsim nuk do të ndërprehet, si rrjedhojë, të hënën e 5 shtatorit, nuk do të ketë mësim

Kryetari i SBAShKU-ut, Rrahman Jasharaj

“Greva nuk ndërprehet pa u realizuar kërkesat tona”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka theksuar se Ministria e Arsimit është dashur të ndikojë te Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, për dialog, sepse ky i fundit, sipas Jasharajt është duke munguar.

Më tej, Jasharaj ka thënë se përfaqësuesit e SBASHKU-ut dhe BSPK-së kishin pasur shpresa që nga takimi me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ajo do të ndikonte te Qeveria Kurti 2 që të ketë dialog, por as nga ky takim nuk arritën të gjenin përkrahje.

“Kërkesa ka qenë, nëse asgjë nuk rrjedh nga dialogu, greva të vazhdojë, sepse nuk kemi asnjë takim serioz”, ka thënë Jasharaj në një intervistë në RTK.

Ndërkohë, ai ka komentuar edhe pakon e prezantuar më 3 shtator nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeministri, Albin Kurti, për të cilën kanë thënë se e përgëzojnë qeverinë që po i ndihmon të gjithë, por “ky nuk është realizimi i kërkesave të SBASHK-ut dhe BSPK-së”.

Çfarë nëse nesër mbahet mësimi në katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje?

Jasharaj është kundërpërgjigjur duke thënë se ai beson që kolegët e tij “nuk do të lëvizin nga greva edhe për faktin se ato komuna udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje”.

Tutje, ai ka thënë se ata mund të bëjnë thirrje për t’i dërguar fëmijët në shkolla, por mësimdhënësit janë në grevë dhe nuk do të ketë kush t’i mësojë.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika