Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani ka marrë një tjetër fitore të madhe në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Therandasit triumfuan në kryeqytet si mysafir i Prishtinës me rezultat 1 me 0.
Të vetmin gol në këtë ballafaqim të luajtur në stadiumin Fadil Vokrri, e shënoi sulmuesi i talentuar Albion Rrahmani, që realizoi bukur në kohën shtesë të pjesës së parë.
Kështu, pas tri ndeshjeve në edicionin e ri të Superligës, Ballkani numëron nëntë pikë dhe zë vendin e dytë me katër pikë më pak se lideri Gjilani, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara, ndërsa Prishtina që drejtohet nga ish-trajneri i therandasve, Ismet Munishi, mbetet në kuotën e shtatë pikëve pas katër ndeshjeve.
Ballkanin në xhiron tjetër e pret një tjetër derbi, ai ndaj Dritës, ndërsa Prishtina luan poashtu ndaj një kundërshtari të fortë, liderit aktual Gjilanit.