Ekipi i Futbollit FC Ballkanin ka reaguar pas sulmit që iu ka ndodhur tifozëve të këtij klubi që sipas tyre ishte organizuar nga tifozët nikoqir.
Në njoftimin e tyre në rrjetin social Facebook, thuhet se disa tifozë të klubit FC Ballkanin kanë marrë lëndime.
“Ju njoftojmë se pas sulmit të ndodhur para fillimit të ndeshjes nga tifozët nikoqir disa nga tifozët tanë me te zjarrtë pësuan lëndime serioze në një sulm tinëzar të provokuar dhe të organizuar nga tifozët e pandërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Sipas tyre tifozët e lënduar pas trajtimit ne emergjencën e QKUK fatmirësisht të gjithë janë liruar për në shtëpi.
“Derbit të Superligës nuk i takojnë sjellje të këtilla të shëmtuara dhe të rrezikshme për jetën”, kanë shtuar ata.
FC Ballkani ka përfunduar duke thënë se ata luten që raste të tilla të mos ndodhin në ndeshjet e tjera nëpër Kosove pasi mundet të pësojnë edhe me keq ndonjë tifozë.