Sallata greke ka më pak kalori dhe lëndë ushqyese, ajo ju siguron një dozë të shëndetshme të vitaminave A dhe C, poashtu kalium dhe hekur. Kjo sallatë përmban nutrientë bimorë dhe antioksidantë, të cilët kanë përfitime të shumta shëndetësore.
Djathi feta, kur krahasohet me djathërat e tjerë, ka sasi më të ulët në kalori dhe yndyrë. Gjithashtu përmban sasi të lartë të vitaminave B, fosforit dhe kalciumit.
Për këtë recetë do t’ju nevojiten këta përbërës:
Për sallatën:
1 kile domate të prera në katërsh ose gjysma, varësisht madhësisë
1 trangull i qëruar, i pastruar dhe i prerë në copa
1 spec jeshil i prerë në vija ose kubikë
1 spec zile të kuqe të prerë në vija ose kubikë
1 qepë e kuqe e prerë në rrathë
1 bllok djathë feta, i prerë në kubikë
1 filxhan ullinj
Për salcën:
3 lugë gjelle vaj ulliri
3 lugë gjelle uthull të bardhë
2 lugë gjelle rigon të thatë
lëngu i gjysmë limoni
kripë dhe piper për shije
Udhëzimet
Përziejini të gjithë përbërësit për salcë. Shtoni kripë dhe piper për shije.
Në një enë hidhni të gjithë përbërësit për sallatën, përveç djathit feta.
Hidhni sipër salcën dhe përzieni.
Përzieni djathin feta.
Nëse dëshironi, shërbejeni me bukë të freskët.