Në Preshevë, Bislimi dhe Nagavci shpërndajnë libra në gjuhën shqipe

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të hënën kanë shpërndarë libra në gjuhën shqipe për disa lëndë në Luginën e Preshevës

Zëvëndëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, gjatë vizitës së tyre në Luginën e Preshevës, në shkollën “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë, kanë shpërndarë libra në gjuhën shqipe për disa lëndë të ndryshme për fëmijët shqiptarë.

Në mesin e atyre librave është edhe abetarja e përbashkët për Kosovë dhe Shqipëri. Kjo abetare vjen si rezultat i bashkëpunimit të dy ministrive të Arsimit, të Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe dy shtëpive botuese fituese “Dukagjini” dhe “Pegi”.

Gjatë ditës së hënë, Bislimi bashkë me Nagavcin e kanë vizituar edhe deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Po ashtu, delegacioni nga Kosova, ka pasur takim edhe me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc.

Aty, Bislimi ka thënë se përveç fondit dy milionësh të ndarë për Luginën, do të ketë edhe ndihma të tjera.

Bislimi viziton Preshevën: Do t’i rrisim fondet për Luginën

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika