Lajçak sërish viziton Kosovën dhe Serbinë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me këshilltarët e rinj nga Gjermania dhe Franca, do ta vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak

Kosova dhe Serbia do të presin sërish për vizitë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak, bashkë me dy këshilltarët e Gjermanisë dhe Francës, do ta vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, më nëntë shtator të këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”.

“Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, konfirmoi Stano.

“Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak, do të shoqërohet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman në një vizitë të përbashkët në Kosovë dhe Serbi më 9 shtator, me qëllim që të shqyrtohen opsionet për përparim në Dialog. Gjatë vizitës së tyre janë planifikuar takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq”.

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër të përbashkët nga kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në letër thuhet se për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale.

“Po ju adresohemi juve si lider i shtetit tuaj, për t’ju bërë thirrje për të treguar gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira, që shpien drejt progresit të dialogut të udhëhequr nga BE, në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letër.

Kjo letër, sipas tyre, vjen në një kohë vendimtare për sigurinë në kontinentin Evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale”.

Ata kanë propozuar që “këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajçak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt”.

“Tensionet e kohëve të fundit kanë treguar se hapat konstruktivë në rrugën përpara janë urgjentisht të nevojshëm, në nivelin praktik dhe politik. Prandaj, ne kemi ngarkuar me punë këshilltarët tanë të politikës së jashtme dhe sigurisë, z.Jens Plötner dhe z.Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij”.

Po ashtu, ata janë shprehur të bindur që në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës duhet bërë përpjekje edhe më të fuqishme që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet e kamotshme bilaterale dhe rajonale.

Kurti pranon letër nga Scholz dhe Macron, kërkohet gatishmëri për vendime “të vështira”

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika