Rrustemi për rastin e 11-vjeçares: S’kishte dorëheqje nga sfera e drejtësisë, përgjegjësinë më të madhe e kishin këto institucione

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi ka thënë se transparenca në mes institucioneve duhet të jetë e pranishme e veçanërisht, në raste si ai i dhunimit të 11-vjeçares. Njëherësh, ai ka thënë se dorëheqjet janë të domosdoshme megjithëse i njëjti është shprehur i çuditur që nuk kishte asnjë të atillë nga sfera e drejtësisë

Adnan Rrustemi, deputet i LVV

Lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të institucioneve për rastin e 11-vjeçares, Adnan Rrustemi, kryetari i Komisionit për Legjislacion, njëherësh deputet nga radhët e LVV-së ka thënë se nuk ka pasur asnjë dorëheqje nga sfera e drejtësisë ndërkohë që përgjegjësinë më të madhe e kishin këto institucione.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Rrustemi ka thënë se dorëheqjet në raste të tilla janë të domosdoshme.

“Gjithsesi, dorëheqjet qoftë si akt moral e që hapin rrugën për të shtuar angazhimin janë të domosdoshme. Kishim dorëheqjen e drejtorit të policisë dhe atij të burgjeve, por çuditërisht asnjë nga sfera e drejtësisë, prokuror apo gjyqtarë ndërkohë që përgjegjësinë më të madhe  ekishin këto institucione”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se ky rast duhet të shërbejë si një sensibilizues i institucioneve në vend.

Deputeti i LVV-së, Rrustemi ka thënë se nuk sheh një polemikë në mes të Kryeministrit Kurti dhe Haxhiut ndaj KPK-së dhe KGJK-së.

Ai ka thënë se ekziston një domosdoshmëri nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për të qenë në dijeni për statistikat e rasteve dhe e njëjta vlen edhe për institucionet e drejtësisë të cilat sipas Rrustemit, duhet të jenë transparente dhe njëherësh, llogarivënëse.

“Natyrisht roli ynë është të krijojmë politika të cilat përmisojnë sferën e drejtësisë në Kosovë, që rrisin efikasitetin e institucione qoftë të gjykatave apo prokurorisë por në rastin konkret po flasim për një domosdoshmëri nga ana e Ministrise së Drejtësisë për të qenë në dijeni për të dhënat për statisktikat e rasteve edhe për institucionet e drejtësisë për të qenë transparente dhe llogaridhënëse sepse këto shërbejnë si bazë për të krijuar politika”, ka thënë Rrustemi.

Reagon KPK-ja dhe Prokurori i Shtetit: Kryeministri po jep informata të pasakta

Mirëpo ndërhyrjen e Kurtit dhe Haxhiut, avokati Yll Zekaj e ka cilësuar sikurse “intereferncë ose ndikim i drejtpërdrejt në pavarësinë e sistemit gjyqësor”.

Sipas tij, është e pamundur që në raste të tilla sikurse që ishte ai i dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona të pak ditëve më parë, të mos kërkohet që institucionet të punojnë më shumë.

“Kur flasim për pavarsinë e gjyqësorit këtu flasim për pavarësi në përmbushjen e misionit, atë të mandatit të përcaktuar me kushtetutë dhe me ligj. Jo pavarësi në mungesën e mbylljes, të mbylljes së transparencës të rasteve të parashtruara. Ne kemi synim vetëm të krijojmë një sistem efikas të drejtësisë, të paanshëm e të pavarur”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se të kërkosh ndërmarrjen e veprimeve nga institucionet është e pashmangshme.

Përgjatë të dielës, dosja e dokumenteve për vetting është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Rrustemi ka thënë se “Vetting është një proces i rëndësishëm por jo i vetmi, edhe Komisioni i Venecias e thotë një gjë të tillë”, gjersa ka theksuar se duhen reforma edhe në drejtime të tjera, rezultati i të cilave është një sistem efikas i drejtësisë.

Sipas tij, çështja e vetting-ut duhet të trajtohet me prioritet nga ana e Qeverisë së Kosovës e njëherësh, edhe Kuvendi.

Në konferencën e së dielës, aty ku Kurti dhe Haxhiu bënë të ditur dorëzimin e dosjes së vetting-ut, të dy kritikuan sistemin gjyqësor me ç’rast Kurti tha se mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, gjobë apo parashkrim të rasteve.

“Sipas të dhënave për vepra penale të dhunës seksuale mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merre me mend…”,ka thënë Kurti gjersa ka theksuar se mbi 85 për qind të rasteve ishin vajza të mitura.

Kjo ka ngritur reagimin e KPK-së e cila ka cilësuar informacionet e Kurtit sikurse “të pasakta”.

Dorëzohet në kuvend, dokumentacioni për vetting në drejtësi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika