Në Zveçan ka mbërritur për një vizitë të rrallë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Prandaj, e gjithë hapësira është mbushur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ata po përkujdesen që e gjithë vizita, të kaloj pa incidente.
Shumë vetura të Policisë së Kosovës, por gjithashtu edhe vetura të mbrojtjes së afër të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e kanë shoqëruar atë në vizitën e saj në Kosovë
Pjesëtarët e Policisë kanë detyra të ndryshme.
Dy persona, i qëndrojnë afër përgjatë tërë kohës delegacionit nga Serbia.
E dikush tjetër, e vështron me kujdes gjithë atë që po ndodhë (një polic me armë brenda veturës).
Bërnabiq pas rrugës së gjatë dhe vizitave në dy lokacione të ndryshme, pushimin e drekës e bënë në një restaurant në atë zonë.
Përderisa ajo drekon, dikush tjetër përkujdeset që të mos ndodhë asgjë e paparashikuar.
Nivel i lartë i sigurisë, është parë edhe kur e para e qeverisë serbe ka vizituar një qendër multimediale në veri.
E përveç, Policisë së Kosovës, të angazhuar kanë qenë edhe mbrojtje e afërt e kryeminitres së Serbisë.
Gjatë ditës, institucioni kryesor për mbarëvajtjen e sigurisë në vend, ka lëshuar një njoftim.
Këtu u tregua se përgjatë ditës në veri të Kosovës, do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut.