Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka bërë të ditur se ditën e hënë të 5 shtatorit një burrë e ka njoftuar në ministrinë që ajo udhëheq se në dhjetor të vitit 2021, ka pasur një tentim për dhunimin e vajzës së tij 14 vjeçare.
“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka shtuar se emri i personit të dyshuar për këtë vepër dihet, dhe ai nuk është dënuar dhe vazhdon të jetë i lirë.
“Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lire”, ka shtuar Haxhiu.
Ky raportim vjen në vazhdën e shumë raportimeve të tjera që po ndodhin si pasojë e rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë burra në Prishtinë, për të cilin rast është organizuar një protestë në Prishtinë të mërkurën e 31 gushtit nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist