Tërmeti i fuqishëm i cili shkaktoi rrëshqitje dheu dhe ‘tronditi’ ndërtesat në Kinën jugperëndimore vrau të paktën 65 persona dhe plagosi qindra, thanë media shtetërore të martën.
Të paktën 16 persona të tjerë janë zhdukur një ditë pasi tërmeti me magnitudë 6.8 goditi një zonë malore në qarkun Luding në provincën Sichuan, e cila ndodhet në buzë të Rrafshnaltës Tibetiane ku takohen pllakat tektonike dhe goditet rregullisht nga tërmetet, raporton AP.
Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin provincial të Chengdu, 21 milionë banorët e të cilit janë tashmë nën izolim për shkak të COVID-19.
Energjia u ndërpre dhe ndërtesat u dëmtuan në qytetin historik të Moxi në prefekturën autonome tibetiane të Garzes, ku u vranë 37 persona. U ngritën tenda për më shumë se 50,000 njerëz që u zhvendosën nga shtëpitë të cilat ishin të pasigurta si pasojë e tërmetit, njoftoi Agjencia zyrtare e Lajmeve Xinhua.
Transmetuesi shtetëror CCTV tregoi ekipet e shpëtimit duke tërhequr një grua që dukej e padëmtuar nga një shtëpi e shembur në Moxi, ku shumë prej ndërtesave janë ndërtuar nga një përzierje druri dhe tullash. Rreth 150 persona u raportuan me lëndime të shkallëve të ndryshme.
28 persona të tjerë u vranë në qarkun fqinj Shimian në periferi të qytetit Ya’an. 248 persona të tjerë u raportuan si të plagosur, kryesisht në Moxi dhe 12 të tjerë u raportuan të zhdukur.
Tre nga të vdekurit ishin punëtorë në Zonën Skenike Hailuogou, një rezervat natyror akullnajor dhe pyjor.
Autoritetet raportuan se gurët dhe dherat binin nga shpatet e maleve, duke shkaktuar dëme në shtëpi dhe ndërprerje të energjisë, tha CCTV. Një rrëshqitje e dheut bllokoi një autostradë rurale, duke e lënë atë të shpërndarë me gurë, tha Ministria e Menaxhimit të
Emergjencave.
Ndërtesat u goditën në Chengdu, 200 kilometra (125 milje) nga epiqendra.
Tërmeti dhe bllokimi pasojnë një valë të nxehti dhe thatësirë që çuan në mungesë uji dhe ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të mbështetjes së Sichuan në hidrocentrale. Kjo vjen në krye të bllokimit të madh të fundit nën politikën e rreptë të Kinës “zero-COVID”.
Tërmeti më vdekjeprurës i Kinës në vitet e fundit ishte një tërmet me magnitudë 7.9 në vitin 2008 që vrau rreth 90,000 njerëz në Sichuan. Tërmeti shkatërroi qytete, shkolla dhe komunitete rurale jashtë Chengdu, duke çuar në një përpjekje shumëvjeçare për të rindërtuar me materiale më rezistente.