Gjendet trupi i njërit nga të dyshuarit për vrasjen e 10 personave në Kanada

Policia e Kanadasë ka bërë të ditur se është gjetur trupi i një prej vëllezërve të dyshuar për vrasjen e dhjetë personave

Damien Sanderson (majtas) u gjet i vdekur, por Myles Sanderson është ende i lirë

Policia kanadeze e ka gjetur trupin e një prej dy vëllezërve të kërkuar për një sulm masiv me thikë që la 10 të vdekur dhe 18 të plagosur në provincën e Saskatchewan të dielën.

Një oficer tha se Damien Sanderson, 31 vjeç, kishte lëndime që nuk dukeshin të vetëshkaktuara – por nuk dha detaje të tjera në lidhje me vdekjen e tij.

Ai u gjet në James Smith Cree Nation, komunitet indigjen, ku jetonin shumica e viktimave, raporton BBC.

“Vëllai i Sanderson, Myles është i lirë dhe i rrezikshëm”, ka thënë policia.

Sulmi me thikë ka tronditur provincën zakonisht paqësore, me policinë që po heton 13 skena të ndryshme krimi.

Motivet e të dyshuarve mbeten të panjohura. Të dy u akuzuan për vrasje, pavarësisht se nuk u arrestuan.

Të hënën, policia tha se trupi i Damien Sanderson ishte gjetur “në një zonë me bar të madh në afërsi të një shtëpie që po ekzaminohej”.

Lëndimet e tij “nuk besohet se janë vetëshkaktuar në këtë pikë”, u tha gazetarëve ndihmëskomisionerja e policisë, Rhonda Blackmore.

Vëllai i tij 30-vjeçar, gjithashtu, mund të ketë pësuar lëndime dhe policia ka paralajmëruar publikun se mund të kërkojë ndihmë mjekësore. Por, policia nuk tha nëse ai ishte përgjegjës për vdekjen e vëllait të tij.

Myles Sanderson, i cili ishte i njohur më parë për policinë, përshkruhet se ka një “procedurë të gjerë dhe të gjatë kriminale” që daton prej disa vitesh.

Të hënën në mbrëmje, shefi Bobby Cameron i Federatës së Kombeve Indigjene Sovrane, e cila përfaqëson të 74 Kombet e Parë të Saskatchewan, u bëri thirrje banorëve të raportojnë me çdo informacion rreth sulmeve.

“Dikush atje di diçka,” tha ai në një deklaratë. “Ju lutemi të dilni përpara për hir të familjeve”, shtoi ai.

Në Regina, kryeqyteti i provincës ku të dyshuarit u panë të gjallë për herë të fundit, komuniteti po ndihet në rrezik.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika