Arrestohet 22-vjeçari, i cili dyshohet për grabitje në një pikë karburanti në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se e kanë arrestuar një 22 vjeçar nga komuna e Ferizajt, i cili dyshohet se e ka kryer veprën penale “Grabitje”

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 22- vjeçar nga qyteti i Ferizajt, i cili dyshohet se më datën 23 gusht të këtij viti, nën kërcënimin e armës në një pikë karburanti i kishte vjedhur rreth 2800 euro.

Në momentin e grabitjes, sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari barte një helmetë në kokë.

“Policët hetues, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistimit të disa personave, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes e tij dhe sot, në orën 00:40 të mëngjesit kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.H (M.K) i moshës 22-vjeçar, nën dyshimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme se ka kryer veprën penale ‘Grabitja'” njofton policia.

I dyshuari është dërguar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është cilësuar si “Grabitje”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika