Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se janë shënuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Sipas këtij raporti, një rast është raportuar në Prishtinë, nga një rast në Shtime dhe Ferizaj, dy raste në Rahovec si dhe një në Vushtrri.
Në komunën e Prishtinës, viktima është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në komunën e Shtimes, një burrë ka kryer dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Në Ferizaj, personi i dyshuar mashkull në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Në komunën e Rahovecit është arrestuar një grua e cila dyshohet se e ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit të saj.
“Me 05.09.2022 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta me datën e lartcekur e ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, viktimën femër kosovare, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Edhe një rast tjetër i dhunës në familje është shënuar në Rahovec, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike te bashkëshortja e tij.
“Me 05.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, në Vushtrri, viktima mashkull është sulmuar fizikisht nga babai dhe vëllai i tij.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi ishte sulmuar fizikisht nga babai dhe vëllai i tij të dyshuarit meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Gjashtë raste të dhunës në familje ishin raportuar edhe të hënën. Për dy ditë, sipas raportit të Policisë së Kosovës, janë shënuar 12 raste të dhunës në familje.