Nga muaji nëntor WhatsApp nuk do të funksionojë për disa pajisje Apple

WhatsApp po ndërpret edhe një herë mbështetjen për disa modele të vjetra telefonash. Sipas kompanisë Meta e cila ka në pronësi aplikacionin, WhatsApp do të jetë në dispozicion vetëm për iPhone me sistem operativ iOS 12 ose lart nga muaji nëntor dhe shumë përdorues nuk do të jenë në gjendje të përdorin aplikacionin

Ilustrim

Meta, e cila zotëron WhatsApp, ka konfirmuar se do të heqë mbështetjen për çdo pajisje iPhone që nuk mund të ekzekutojë sistemin operativ iOS 12 ose më lart.

WhatsApp, i cili kohët e fundit lansoi shërbimin e-commerce brenda aplikacionit ,në Indi, ka mbi 2 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën. Saktësisht sa prej atyre përdoruesve do të ndikohen nga ky lajm, mbetet e paqartë.

WhatsApp ka konfirmuar se përdoruesit e iOS 11 dhe më të vjetër kanë kohë deri më 24 tetor 2022 për të përmirësuar sistemin operativ të tyre ose përballen duke u bllokuar nga WhatsApp në pajisjet e tyre.

Ilustrim

Ndërprerja e mbështetjes së aplikacionit për modelet e vjetra të sistemit operativ është një praktikë mjaft e zakonshme. Kompanitë që prodhojnë softuer rregullisht marrin vendime të vështira lidhur me kohën kur duhet të ndalojnë nxjerrjen e përditësimeve për përsëritjet e sistemeve operative të vjetra.

Edhe për një kompani me madhësinë e Meta, me një ekip të madh punonjësish që punojnë në WhatsApp, nuk ka kuptim të vazhdosh përditësimin e aplikacioneve për modelet iOS që gjithnjë e më pak njerëz po i përdorin në të vërtetë. Koha shpenzohet më mirë duke punuar në gjëra të tilla si përditësimet jetike të sigurisë për versionet më të përdorura të iOS.

Cilat modele të iPhone do preken?

Modelet kryesore që do të preken janë iPhone 5 dhe 5c, të cilët mund të ekzekutojnë iOS 11, por nuk mund të ekzekutojnë iOS 12 ose ndonjë sistem tjetër operativ të mëvonshëm të lëshuar nga Apple. Përdoruesit e iPhone 4 dhe 4s do të përballen me probleme të ngjashme për të njëjtat arsye.

Të njëjtin fat do të kenë përdoruesit me pajisje Android që përdorin çdo OS Android që ka ardhur përpara OS 4.1, i njohur zakonisht si JellyBean.

“Për të zgjedhur se çfarë të mos mbështesim, çdo vit ne si kompanitë e tjera të teknologjisë, shikojmë se cilat pajisje dhe softuer janë më të vjetrit dhe kanë numrin më të vogël të njerëzve që ende i përdorin ato,” thuhet në një faqe në qendrën e ndihmës së WhatsApp.

“Këto pajisje gjithashtu mund të mos kenë përditësimet më të fundit të sigurisë, ose mund të mos kenë funksionalitetin e kërkuar për të ekzekutuar WhatsApp”.

Së fundmi, nëse nuk e përdorni shumë WhatsApp-in ose keni bërë një pushim nga aplikacioni, ka një shans që Meta të ketë fshirë llogarinë tuaj WhatsApp. Për të kufizuar ruajtjen e të dhënave, llogaritë e WhatsApp mbyllen zakonisht pas 120 ditësh (afërsisht katër muaj) jo aktiviteti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika