Komuna e Kamenicës thotë se ka nisur procesi mësimor në dy fshatra

Në dy fshatra të komunës së Kamenicës të martën ka filluar procesi mësimor përkundër grevës së përgjithshme në arsim

Dy fshatra të komunës së Kamenicës, nuk e kanë respektuar vendimin e Sindikatës së Arsimit, për grevë në arsim.

Komuna e Kamenicës, ka bërë të ditur se në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Busavatë ka nisur procesi mësimor.

Po ashtu, kjo komunë ka njoftuar se të mërkurën do të fillojë edhe në Institucionin Parashkollor “FILIZAT” dhe po ashtu në shkollat e tjera.

“Sot ka filluar procesi mësimor në shkollat e fshatrave Karaçevë e Poshtme dhe Busavatë. Nga nesër procesi mësimor do të fillojë edhe në Institucionin Parashkollor “FILIZAT” dhe shkollat e tjera”, thuhet në njoftimin e Kamenicës.

Kërkesa kryesore e grevës në arsim është procesimi i 100 eurove deri në miratimin e ligjit të pagave.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika