Ministra e Mbrojtjes, Christine Lambrecht “ofroi mbështetjen në vizionin tonë[Kosovës] për anëtarësim në Organizatën Veri Atlantike(NATO)”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është për qëndrimi dy ditor në shtetin e Gjermanisë në vizitë zyrtare dhe është mirëpritur nga ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe stafi i saj, në Bundesëehr.
Më tej Ministria e Mbrojtjese së Kosovës njoftuar se Mehaj dhe Lambrecht kanë diskutuar për situatën e re gjeopolitike dhe sfidat në mjedisin aktual të sigurisë.
Tutje aty thuhet se “të dy ministrat diskutuan edhe nivelin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes dy ministrive respektove”.
Në komunikatë thuhet se i pari i Mbrojtjes së Kosovës, ka falënderuar Lambrecht-in, për kontributin trupave ushtarake të forcave gjermane në operacionin e KFOR-it në sigurinë e qytetarëve të Kosovës.
Por dhe e Lambrecht ia e ka vlerësuar kontributin e FSK-së për mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s për evakuimin e afganëve, përveç kësaj gjithashtu ajo ka shprehur mirënjohjen që Kosova i ka dhënë mbështetje popullit dhe Qeverisë së Ukrainës dhe i ka vënë sanksione Rusisë.