Mercyful Fate janë gati të nisin turneun e tyre të parë kryesor në Amerikën e Veriut në më shumë se 20 vjet. Grupi danez i zhanrit black metal do t’i nisë gjërat në Dallas këtë tetor, duke kaluar nëpër Arizona dhe Kaliforni përpara se të nisen drejt lindjes, me shfaqje në Detroit, Brooklyn dhe Boston.
Në një deklaratë që shoqëronte njoftimin për këtë turne, vokalisti i Mercyful Fate King Diamond ka thënë se turneu paraqet një mundësi unike për grupin që të sjellë organizimin e tyre të festivalit evropian në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, njofton Pitchfork.
At long last.. @MercyfulFate_HQ returns to North America for our first headlining tour in over two decades with special guests @kreator and Midnight.
Tickets go on sale Friday, September 9th at 10am local time at https://t.co/6Cy1kKm37i pic.twitter.com/2ze1HNwQpm
— King Diamond (@kingdiamond) September 6, 2022
“Shansi juaj i veçantë për të parë Mercyful Fate me produksionin e plotë të festivalit evropian, por nga afër dhe personalisht”, ka thënë vokalisti.
“Nuk mund ta humbisni këtë… me respekt ju ftoj të Ejani në Sbbath, me anë të së cilës mund të çlironi shpirtin tuaj dhe të festoni me ne në errësirën e natës” ka shtuar ai.
Mercyful Fate u formua në Kopenhagë, Danimarkë në vitin 1981. Grupi publikoi EP-në e tij të vetëtitulluar në 1982, i cili u pasua nga albumi i tyre debutues, Melissa , në 1983.
Që atëherë, ata kanë nxjerrë tetë albume të tjera duke përfshirë 9-in në 1999. Grupi aktualisht është duke punuar në albumin e tyre të nëntë.