Kurti dhe Sveçla bëjnë homazhe tek vendi i rënies së Enver Zymberit

Në vendin e rënies së heroit Enver Zymberi, në afërsi të fshatit Zubç të Zubin Potokut, janë vendosur lule nga Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla, në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla vizitojnë vendin e rënies së heroit, Enver Zymberi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar vendin e rënies së heroit, Enver Zymberi së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, së bashku me ministrin Sveçla ka vizituar bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik të Zubin Potokut, si dhe kampin Belvedere në Mitrovicë.

“Bashkë me Ministrin Sveçla vendosëm lule në vendin e rënies së tij, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç. Vizituam edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik të Zubin Potokut, si dhe kampin Belvedere në Mitrovicë”, ka shkruar Kurti.

22 policë të Kosovës kanë rënë në detyrë, për 23 vjet prej kur është themeluar institucioni i Policisë së Kosovës.

23 vjet Polici e Kosovës, 22 policë të rënë në detyrë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika