Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti nga një automjet në oborrin e shtëpisë së tij, pasditen e së martës.
Vdekja e njëvjeçarit është konstatuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në të cilën ai ishte dërguar si pasojë e lëndimeve të marra, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
”Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Policia e Kosovës.