Çmimi i naftës për litër të mërkurën e shtatë shtatorit do të jetë një euro e 71 centë për litër.
Kështu bëhet e ditur në publikimin e përditshëm të çmimeve tavan për derivate të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është vetëm një cent më lirë sesa të martën.
Çmimi tavan i benzinës është një euro e 36 centë për litër, dy centë më lirë sesa të martën.
Ndërsa çmimi maksimal për gaz është 0.77 euro, një cent më shumë sesa ditën e martë.
Këto çmime vlejnë 24 orë nga koha e publikimit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.
Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.