Shtatë persona u raportuan të vdekur në parkingun e përmbytur të Koresë së Jugut

Tajfuni "Hinnamnor" ka ndodhur në Korenë e Jugut, i cili ka shkaktuar vdekjen e shtatë personave pasi janë bllokuar në një parkim nëntokësor gjatë përmbytjeve

Pamje nga përmbytjet në parkingun e qytetit Pohang të Koresë së Jugut. Foto: BBC.

Të mërkurën e shtatë shtatorit, shtatë persona kanë vdekur në Korenë e Jugut pasi janë bllokuar në një parkim nëntokësor gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni “Hinnamnor”.

Ekuipazhi ka thënë se kanë shpëtuar dy persona, të cilët thuhet se kanë mbijetuar duke u kapur në tubacionet e tavanit për më shumë se 12 orë. Ndërsa, ekipet e shpëtimit duhej të kalonin nëpër metra ujë për të hyrë në bodrumin, i cili ishte pothuajse plotësisht i zhytur të martën në mbrëmje.

Sipas faqes së lajmeve “Yonhap”, nëntë persona ishin banorë të një ndërtese të apartamenteve, të cilëve të martën në mëngjes zyra e menaxhimit u kshte thënë të lëviznin makinat e tyre nga parkingu.

Pamje nga përmbytjet. Foto: BBC.

Të mbijetuarit nga përmbytjet e tajfunit janë një burrë rreth të tridhjetave dhe një grua rreth të pesëdhjetave, për të cilët është raportuar se ishin në gjendje të qëndrueshme, raporton BBC.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka shprehur pikëllimin e tij për ngjarjen, duke e quajtur atë një “katastrofë”. “Nuk munda të flija mbrëmë për shkak të kësaj tragjedie”, tha ai.

Qyeteti ku ka ndodhur ngjarja quhet Pohang ka pësuar dëmin më të madh në të gjithë vendin.

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur tani si pasojë e tajfunit Hinnamnor, i cili ka përfshirë brigjet jugore dhe lindore të Koresë së Jugut të hënën dhe të martën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika