Kurti e fton kryeministren e re të Britanisë së Madhe për vizitë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa e ka uruar kryeministren e re të Britanisë së Madhe, Lizz Truss, për marrjen e detyrës, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në luftën çlirimtare kundër një regjimi gjenocidal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa e ka uruar kryeministren e re të Britanisë së Madhe, Lizz Truss për marrjen e detyrës, e ka ftuar, gjithashtu, për vizitë në Kosovë.

Kreu i qeverisë ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në luftën çlirimtare kundër një regjimi gjenocidal.

“Ju na mbështetët në luftën tonë çlirimtare kundër një regjimi gjenocidal. Nuk do të harrojmë kurrë; dhe u jemi përgjithmonë mirënjohës. Qeveria jonë po punon shumë për t’i realizuar premtimet e saj për vende pune dhe drejtësi për qytetarët tanë, duke investuar në kapitalin njerëzor, duke mbyllur hendekun e aftësive përmes ringjalljes së cilësisë së arsimit tonë, dhe duke reformuar sistemin e drejtësisë”.

“Kryeministre, kam nderin të ju mirëpres në Kosovë në mundësinë e parë që është e përshtatshme për ju. Ju lutem, pranoni urimet e mia më të përzemërta dhe konsideratën time më të lartë ndërsa merrni këtë rol vendimtar në këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën që Kurti ia ka dërguar Truss-it.

Ai shtoi se teksa vendi po përballet me pasojat e pandemisë Covid-19, krizën e energjisë dhe koston e rritur të jetesës, “së bashku me autoritarizmin në rritje dhe agresionin e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne presim me padurim udhëheqjen tuaj për ta ndihmuar Evropën dhe pjesën tjetër të botës të navigojnë nëpër këto kohë të vështira”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika