Ambasadorja amerikane në Tiranë, Youri Kim, e ka përkrahur qëndrimin e Shqipërisë për shkëputjen e raporteve diplomatike me shtetin e Iranit.
Ky vendim erdhi pasi, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ky shtet qëndron prapa sulmeve kibernetike të ndodhura më herët ndaj institucioneve shqiptare.
“Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë, kur miku ynë, aleati ynë është në sulm, SHBA-ja do të ndërmarrë veprime”, ka thënë Yuri Kim.
Ajo ka vizituar edhe Kuvendin Shqipërisë, ku ka thënë se këtë vizitë e kanë bërë traditë, që për çdo fillim të sesioneve parlamentare të takohen me kryetarët e Kuvendit.
“Kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Ne do të vazhdojmë të takohemi me të gjithë ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kanë një rol legjitim në forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër korrupsionit”, ka shtuar ajo.
Më tej, Kim ka përfunduar duke thënë se mënyrë e vetme që të forcohet rëndësia e ligjeve është që të angazhohen në forcimin e institucioneve demokratike, raporton A2 CNN