Avokati Tomë Gashi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se propozimi i prokurorit Blerim Igrishta për caktim të paraburgimit ndaj personit që e ka sulmuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është refuzuar.
“Propozimi i prokurorit Blerim Igrishta për caktim te paraburgimit refuzohet”, ka njoftuar Tomë Gashi.
Në postimin e tij, Gashi ka pyetur se si mund të arsyetohet ndalimi i kientit të tij për 48 orë me vendim të prokurorit.
“Po si mundet të arsyetohet ndalimi i gjyshit me vendim te prokurorit per 48 orë”, ka shkruar Toma.
Ndërsa, para disa ditësh në mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë dhe përfaqësueseve të Sindikatës se Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), një prind (gjysh) që ishte prezent në mbledhje, në fund të saj, ka sulmuar fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari.