Policia e Kosovës ka njoftuar se policia e stacionit në Shtime, të mërkurën e shtatë shtatorit rreth orës 18:50 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Anton Çetta” në Shtime ka ndodhur një rast i lëndimit trupor.
Personi mashkull kosovar me iniciale i moshës 25-vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga sulmet fizike, nga tre persona të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
“I lënduari D.A për ndihmë mjekësore është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastim policia e rendit dhe hetuesit e stacionit të policisë në Shtime i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.
“Pas një pune hetimore intensive në terren, rreth orës 22:00 hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar, vendin e ndodhjes së tyre dhe t’i arrestojë tre të dyshuarit të përfshirë në këtë rast”.
Tutje, në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, personat: N.A (M/K) i moshës 44 vjeçar, A.A (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe A.A (M/K) i moshës 21 vjeçar janë në dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor”.