Vuçiq të shtunën mbledh Këshillin e Sigurisë, pritet të diskutohet për ngjarjet në Kosovë

Të shtunën e 10 shtatorit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Kjo mbledhje do të zhvillohet pas takimit të tij me Miroslav Lajçak dhe dy këshilltarët nga Gjermania dhe Franca

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka caktuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që pritet të mbahet mëngjesin e së shtunës së 10 shtatorit.

Kjo mbledhje do të zhvillohet pas takimit të presidentit Vuçiq, me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e liderëve në Gjermani dhe Francë, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën dhe Serbinë më nëntë shtator.

Siç shkruan “Novosti”, temë kryesore e takimit paralajmërohet të jenë ngjarjet në Kosovë dhe sfidat e sigurisë.

Ndryshe, kohëve të fundit në Ballkanin Perëndimor, në veçanti në Kosovë dhe Serbi, janë shpeshtuar vizitat e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.

Kjo vizitë, sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, po konsiderohet tregues i seriozitetit me të cilin po trajtohet në Bruksel zgjidhja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse nuk cilësohet si “befasi”, bashkëngjitja në këto vizita e këshilltarëve për politikë të jashtme dhe siguri të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, janë tregues që zgjidhja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë përtej Brukselit, është prioritet edhe për Berlinin dhe Parisin.

Përfshirja e dy zyrtarëve, Emmanuel Bonne, që është këshilltari kryesor në politikën e jashtme i presidentit francez, Emmanuel Macron, qysh nga viti 2019, dhe Jens Plotner, në të njëjtën pozitë pranë kancelarit gjerman, Olaf Shcolz që nga dhjetori i vitit 2021, për Emir Abrashin – njohës i politikës së jashtme, është lajm pozitiv.

Kjo pasi përfshirja direkte e Pallatit Elysée dhe Kancelarisë Federale gjermane, sipas Abrashit, do t’i mbajë edhe Prishtinën edhe Beogradin më të fokusuara në dialog.

Po ashtu, do të jetë një garanci shtesë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë, në rast të përparimit në dialog dhe afrimit drejt finales në zgjidhjen e çështjeve të hapura mes të dyja vendeve.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër të përbashkët nga kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në letër thuhet se për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale.

“Po ju adresohemi juve si lider i shtetit tuaj, për t’ju bërë thirrje për të treguar gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira, që shpien drejt progresit të dialogut të udhëhequr nga BE, në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letër.

E njëjta sipas tyre, vjen në një kohë vendimtare për sigurinë në kontinentin Evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale”.

Ata kanë propozuar që “këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajçak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt”.

“Tensionet e kohëve të fundit kanë treguar se hapat konstruktivë në rrugën përpara janë urgjentisht të nevojshëm, në nivelin praktik dhe politik. Prandaj, ne kemi ngarkuar me punë këshilltarët tanë të politikës së jashtme dhe sigurisë, z.Jens Plötner dhe z.Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij”.

Po ashtu, ata janë shprehur të bindur që në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës duhet bërë përpjekje edhe më të fuqishme, që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet e kamotshme bilaterale dhe rajonale.

Të njëjtën letër e kishte pranuar edhe presidenti serb.

Përtej Brukselit, dialogu – prioritet edhe në Berlin e Paris

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika