Një ngjarje shumë e rëndë po dyshohet që ka ndodhë në fshatin Velekincë të Gjilanit, gjatë muajve mars e prill të këtij viti.
Ketu po dyshohet që është dhunuar një 16 vjecare të paktën nga dy persona.
Ajo këtë rast e ka denoncuar tek tani në polic, ndërsa organet e rendit kanë intervistuar të njëjtën dhe kanë marrë veprime ndaj të dyshuarve.
“E mitura ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndërkohë, RTV Dukagjini merr vesh se viktima e këtij rasti dyshohet se është dhunuar për dy muaj me radhë.
Për rastin në fjalë tashmë në prangat e policisë kanë rënë dy të dyshuar, të cilët sipas informatave janë vëllezër.
Por, në këtë rast duket se ka të përfshirë edhe një person tjetër.
Një gjë të tillë e pohon mbrojtësi i viktimës, Driton Hashani.
“Unë jam avokati mbrojtës i viktimës. Pra, tre janë të dyshuar, dy janë të arrestuar e personi i tretë është në kërkim. Kaq mundemi me jap informata për momentin”, ka thënë Hashani.
Televizioni ka kërkuar detaje për rastin edhe nga Prokuroria e Gjilanit por të njejtit nuk janë përgjigjur gjatë ditës.
Ndërkohë, për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka konfirmuar se kanë pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa seanca dëgjimore do të mbahet të premten.