Krerët e UÇK-së, gati dy vjet në paraburgim pa nisur gjykimi

Po bëhen 22 muaj që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim. Përkundër kësaj ende nuk ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, gjë që po kritikohet në Kosovë

Hahsim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

“Siç kam premtuar, para gjyqit nuk do të dalë si President i Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Hashim Thaçi me 5 nëntor të viti 2020.

Gati dy vjet pas kësaj konference ende nuk ka nisur gjykimi ndaj tij.

Në pozitën e ish-përfaqësusit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thacit, janë edhe shokët e tij të luftës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Katër themeluesit e UÇK-së po bëhet gati dy vite që po mbahen në paraburgim. Nëse bazohemi në Gjykatën që Specialja e aplikon si praktitë, avokatët thonë se vonesat janë vlerësuar shkelje e të drejtave.

“Përballë Gjykatës Speciale ligjet tona pra të Kosovës nuk janë të aplikueshme por është e aplikueshme praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Mendoj që aty kemi disa raste apo disa vendime të asaj gjykate që tregojnë që nëse një proces është i stërgjatur e posaqërisht nëse të njëjti janë në paraburgim ata duhet të vendoset sepse në të kundërtën do të konsiderohej si shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut”, ka thënë avokati Taulant Hodaj.

Taulant Hodaj, avokat

 Gjykata Speciale ishte thënë se i nënshtrohet ligjeve të Kosovës, por nuk po ndodhë. Sipas avokatit të licencuar nga kjo Gjykatë ata e kanë e dëshmuar se nuk marrin parasysh as vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Mendoj që është legjitime kërkesa e palëve në procedurë që të ketë një mekanizëm të jashtëm por për momentin e shoh vështirë të realizueshme”, ka shtuar Hodaj.

 Një ndër arsyet që po zgjatë kaq shumë faza e paraburgimit po vlerësohet natyra e rastit.

“Ky rast është shumë voluminoz dhe Prokuroria ka paralajmëruar që në këtë rast do t’i dëgjojë më shumë se 360 dëshmitarë. Në anën tjetër edhe mbrojtja duhet të përgatite dhe të gjejë alibinë për të pandehurit të cilët po mbahen në paraburgim. Kjo është një precedurë normale në tribunalet penale ku bëhet përgatitje për shqyrtimet kryesore”, ka deklaruar Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Përkundër kësaj hulumtuesi nga Fondi për të Drejtën Humanitare vlerëson se nuk ka prapavijë nga vonesat ose zvarritjet e Speciales.

Amer Alija, Fondi për të Drejtën Humanitare

“Nuk mund të them që ka politika të themi ndikim në zvarritjen e procedurave. Zvarritja e procedurave ndodhë për arsye se palët në procedurën paraprake duhet të përgatiteten për gjykim”, ka shtuar Alija.

Për dallim prej rasti Thaçi dhe të tjerët, Gjykata Speciale ka shqiptuar burgim për Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin, ndërsa është në përfundim të gjykimit ndaj Sali Mustafës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika