Sveçla për patrullimin në Ujman: Policia e Kosovës është sulmuar me arme gjatë një testim-patrullimi

Ministri Xhelal Sveçla ka bërë të ditur një rast teksa Policia e Kosovës, po e bënte një testim në liqenin e Ujmanit, janë sulmuar me armë nga disa persona që gjendeshin matanë lumit. Ai gjithashtu theksoi se Policia e Kosovës është e gatshme të patrullojë në atë zonë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se para disa javëve, teksa Policia e Kosovës, po e bënte një testim në liqenin e Ujmanit, janë sulmuar me armë nga disa persona që gjendeshin matanë lumit.

Për këtë arsye sipas Sveçles, janë bërë përforcime për t’i evituar rastet e ngjashme.

“Kemi pas para dikun 2 javësh, kur ne kemi bërë një testim me që rast jemi sulmuar me armë nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit, prandaj kemi bërë përforcime të nevojshëm që t’i evitojmë raste të tilla”, tha Svecla.

Ai theksoi se policia e Kosovës është më e përgatitur për të patrullaur këtë pikë kufitare.

“Policia tashmë është më e përgatitur më mirë. Kemi një numër modest barkash, mjaftueshëm për kontrollim për në fillim”, ka thënë Ministri Sveçla për T7.

Gjithashtu, ai gjatë ditës së enjtë ka njoftuar se Policia e Kosovës ka filluar me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Sveçla, të dielën e shtatë gushtit ka vizituar zyrtarët policorë në pikën kufitare në Bërnjak.

Sveçla: Për herë të parë nga paslufta, Policia fillon patrullimin në vijën kufitare Kosovë-Serbi dhe në hapësirën e Liqenit të Ujmanit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika