Çmimi i naftës për litër të premten do të jetë një euro e 70 centë për litër, bën të ditur MINT përmes publikimit të përditshëm të çmimeve tavan për derivate.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar i benzinës përgjatë së premtes do të jetë një euro e 36 centë për litër, ndërsa 76 centë për gaz.
Çmimi i naftës mbetet po i njëjti me atë të së enjtes. Ndërkaq, çmimet mbeten valide për 24 orët e ardhshme nga momenti i publikimit të tyre.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve. Kjo shërben si një masë lehtësuese pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe njëherësh, dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.