Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra kanë vdekur në rrethana të dyshimta në Komunën e Mitrovicës.
Njëra nga to është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, kurse vdekjen sipas policisë e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Vdekje e dyshimtë është cilësuar edhe rasti tjetër në Komunën e Mitrovicës.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.