Dy personave u janë sekuestruar dy kilogramë drogë dhe një shifër të hollash prej 14 mijë eurosh dhe jo vetëm. Atyre u është seksuestruar edhe një veturë “Audi Q5”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Pejë.
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Krahas kësaj, bëhet e ditur se si rezultat i hetimeve, disa lokacione janë bastitur përgjatë mbrëmjes të së enjtes.
“Prokuroria njofton se mbrëmë, si rezultat i veprimeve hetimore, janë bastisur disa lokacione, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar rreth tre (3) kilogramë narkotikë të llojit marihuanë, janë sekuestruar rreth katërmbëdhjetë (14) mijë euro para kesh, një veturë e tipit “Audi Q5”, një armë zjarri dhe telefonat e të pandehurve”, ka njoftuar Prokuroria Themelore.
Përgjatë kësaj jave, Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndaluar shtatë persona për shitjen, shpërndarjen dhe kultivimin e narkotikëve.