Ferrari do të prezantoj më 13 shtator modelin e ri të “SUV” Purosangue.
“SUV” është një akronim për “Sports Utility Vehicle”, për makinat që kryejnë shërbime sportive.
Pavarësisht mesazheve të Ferrari përmes të cilave thuhej se një “SUV” nuk kishte vend në linjat e tij, dita kur do të shihnim një makinë të këtij tipi në kuadër të kësaj marke, ka ardhur dhe vendi për Ferrari Purosangue 2022 është hapur tashmë.
Modeli Purosangue i Ferrarit sipas kompanisë do të dalë në treg në vitin 2023 duke shënuar një model të ri për linjën e Ferrarit, si dhe SUV-i e parë të prodhuesit italian të supermakinave.
You heard it here first.
More will be revealed on the 13th of September.#FerrariPurosangue #Ferrari pic.twitter.com/xQOTpdJBiM— Ferrari (@Ferrari) September 6, 2022
Çmimi i tij nuk mund të përcaktohet akoma duke qenë se nuk është raportuar për veçoritë dhe standartet që SUV-i do të përmbajë. Mbetet të pritet që këto të fundit të publikohen nga vet Ferrari afër datës së shitjes.
Me aq sa thuhet deri tani, Purosangue mund të përmbajë ose një V-8 “turbocharged” ose një motor të fuqishëm V-12 si ai i supermakinave legjendare të Ferrarit. Lëvizja me të gjitha rrotat është diçka e dhënë dhe nuk do të habiteshim të shihnim as elektrizimin në formën e një sistemi hybrid.
Në vitin 2014, Ferrari kishte një motor hibrid V-12 me 950 kuaj fuqi në hipermakinën e tij LaFerrari. Një gjë është e sigurt, Purosangue do të jetë I fuqishëm dhe si tillë, do të hyjë në luftërat e kuajfuqive ndaj Bentley Bentayga me 626 kuaj fuqi, Lamborghini Urus me 641 kuaj fuqi dhe Aston Martin DBX.
Edhe nëse Purosangue merr një motor hibrid, ne nuk presim që ai të jetë lider në efikasitetin e karburantit. Përqendrimi i Ferrarit në performancë do të thotë se çfarëdo përfitimi që mund të nxirret nga ndihma e motorëve elektrikë do të kontribojë në përshpejtimin e tij dhe jo në ekonominë e karburantit.
Për sa I përket pjesës së brendshme, asnjë foto nuk është publikuar, kështu që ne nuk e kemi idenë se si do të jetë kabina e Purosangue, por ne do të prisnim një plan urbanistik të fokusuar tek shoferi me vend për katër të rritur dhe një hapësirë ngarkese me përmasa të përshtatshme. Lëkura e mrekullueshme dhe dekorimi i vërtetë me fibër karboni ka të ngjarë të zbukurojnë çdo centimetër të brendësisë luksoze të Ferrari SUV.
Karakteristikat kryesore të sigurisë ka të ngjarë të përfshijnë frenim të automatizuar emergjent me zbulimin e këmbësorëve, paralajmërimin e nisjes nga korsia e disponueshme me asistencën për mbajtjen e korsisë dhe kontrollin e lundrimit adaptiv të disponueshëm.
Ndër të tjera, garancia e fuqisë mbulon 3 vjet ose 36 mijë milje ndërsa mirëmbajtja falas mbulohet për 7 vjet ose milje të pakufizuara.