Të mirat që sjell bananja në trupin e njeriut

Banan është një prej frutave më të shëndetshme ndërsa Brazili zë vendin e parë në botë për nga konsumi i bananeve

Bananja njihet si frut që sjellë përfitime të shumta për njerëzit pasi ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve.

Bananja konsiderohet si një nga frutat më të shëndetshëm, kjo për shkak se në përbërjen e saj hasen; proteina, fibra, vitamina A, B6 dhe C, kalium, mangan, magnez, folate, riboflavin, niacin dhe hekur. Ndër tjera, bananja përmban edhe ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza, këtë ëmbëlsi e dallojnë më së miri konsumuesit e saj.

Bananja kudo në botë është një nga frutat më të konsumuara, madje më shumë se mollët dhe portokallët, ndërsa në Kosovë ende nuk njihet si fruti në ‘trend’ apo ‘in’.

Të mirat e bananes

Jo vetëm molla sjellë përfitime tek organizmi i njeriut, ndër këto fruta hyn edhe bananja së bashku me lëvozhgën e saj.

Konsumimi i një bananeje në ditë, ndihmon në lehtësimin e simptomave të djegies së stomakut, ndihmon në mbrojtjen nga infarkti dhe goditjet në tru. Madje, pas një studimi bananja ka rezultuar të jetë fruti më i mirë për uljen e rrezikut për kancerin e qelizave renale, për mbrojtje nga sëmundjet kronike (diabeti) dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Ilustrim

Bananet janë aleat tejet i fuqishëm për personat që vuajnë nga anemia, pra ndihmon në furnizimin e trupit me gjak.

Ky frut tropikal për ju që ushtroni në palestër apo ju që zgjoheni në mëngjes pa energji, njihet ndryshe edhe si burim energjie, kjo për shkak se përmban vitamina dhe minerale. Madje, ndihmon edhe në parandalimin e ngërçeve muskulare, në këtë mënyrë që njeriu të ushtrojë për 1 orë në palestër, pa asnjë problem.

Krahas gjithë sëmundjeve që lufton bananja dhe nevojave tjera, më e rëndësishme është gjendja psikologjike e njeriut, në këtë kohë kur njerëzit ndikohen nga shumë gjëra qoftë ato fizike apo vizuale. Kjo na sjellë tek fakti se bananet shtojnë humorin, për shkak se përmbajnë serotoninë.

Ilustrim

Për të qenë më të qartë serotonina është hormon i lumturisë, që i bën njerëzit të ndihen të qetë, të lumtur dhe me humor të mirë.

Ky frut magjik, ndryshe nga gjithë të mirat e lartëpërmendura  qetëson edhe sistemin nervor, ndihmon në largimin e depresionit, menaxhimin e stresit, ul temperaturën e trupit dhe i bën njerzit të ndihen më në qejf. Prandaj, nëse ndiheni pa energji ose humor, konsumoni një banane në ditë.

Lëvorja e bananes

Por, nuk e keni  menduar ndonjëherë se lëvozhga e bananes mund të jetë dobiprurëse?

Nëse deri sot, i keni vendosur ato në shportën e mbeturinave, nga sot do t’i shfrytëzoni, por jo për t’i ngrënë.

Lëvorja e bananes është plotë materiale ushqyese, përmban vitaminat B6 dhe B12, magnez, hekur gjithashtu fibra dhe proteina.

Njëashtu, për ju që jeni të pasionuar për gatim, për të shëndrruar mishin e bardhë në ushqim të shijshëm, në tigan vendosni lëvoren e bananes dhe mishi do të jetë shumë më i butë dhe i shijshëm.

Shtojmë gjithashtu se lëvorja e bananes ndihmon edhe në kujdesin e fizikut, veçanërisht të fytyrës. Ajo është frut me enzime dhe eleminon aknet, shëron hemorroidet si dhe zbardhë dhëmbët.

Përpos kujdesit fizik të njerëzve, lëvorja e bananes mund të përdoret edhe në shtëpi për të pastruar fletët e luleve. Kjo për shkak se i bën ato të duken më të pastërta, i ushqen dhe u japë shkëlqim mahnitës.

Përfitimet e lëvores së bananes sipas ekspertëve

Për lëvoren e bananes ekspertët ndër vite kanë rënditur këto përfitime:

  1. Zbut djegien dhe vepron si një analgjetik- lëvorja e bananes është përdorur tradicionalisht si ndihmë në shërimin e plagëve, kryesisht ato të diegjes;
  2. Zbut psoriazën- kjo nënkuptohet atëherë kur lëkura pëson skuqje dhe humbet ndonjë pjesë e sipërfaqes së lëkurës. Bananet nuk mund të veprojnë si tejkalues, por lëvorja ka efekte pozitive për të lehtësuar këto simptoma;
  3. Heq lythat- faza e adoleshencës i karakterizon shumicën e njerëzve me paraqitje të lythave në pjesë të ndryshme trupore, prandaj lëvoren e bananes vendoseni në atë vend dhe përforcojeni me një fashë, nëse dëshironi që lytha të largohet;
  4. Redukton plakjen e fytyrës apo shfaqjen e rrudhave- shumica prej njerëzve në ditët e sotme kanë këtë problem dhe përdorin produkte të ndryshme kozmetike për të anashkaluar plakjen, por nga ky moment do të filloni të përdorni lëvoren e bananes për shkak se përmban antioksidantë, dhe në këtë mënyrë ajo minimizon dëmet në fytyrë, ka efekt qetësues dhe mbi të gjitha efektin hidratues dhe
  5. Ndihmon në humbje të peshës- duke qenë se livorja e bananes përmban vitaminë B, që ndihmon në rritje të metabolizmit, atëherë është e dobishme për humbje të peshës për shkak se bën që njerëzit të ndihen të ngopur gjatë gjithë kohës.
Ilustrim

Nga gjitha veçoritë e lartë cekura, bananja mund të konsiderohet si fruti tropikal i përhapur kudo në botë dhe ndër më të konsumuarit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika