Abbott shprehet mirënjohës ndaj Osmanit e Kurtit për mesazhet ngushëlluese për Mbretëreshën

Abbott ka thënë se ndihet mirënjohës pas mesazheve ngushëlluese të marra për vdekjen e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II

Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka shprehur mirënjohjet e tij pas mesazheve ngushëlluese të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Abbott ka thënë se ndihet mirënjohës pas mesazheve ngushëlluese të marra për vdekjen e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

“I jam shumë mirënjohës Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit për mesazhet e tyre ngushëlluese, si dhe për qindra mesazhe të tjera dashamirëse dhe të menduara që kemi marrë”, ka shkruar Abbott.

Ai ka thënë se kjo mbetet një dëshmi e respektit të thellë të qytetarëve të Kosovës ndaj tashmë të ndjerës, Elizabeth II si dhe ndaj shërbimit publik dhe ndaj Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Në një deklaratë, nga Pallati Buckingham thuhet se “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite. The King and The Queen Consort do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër.”

Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet, duke shërbyer si një fener stabiliteti në një kohë të trazuar. Vdekja e saj ka shkaktuar një pikëllim të madh në Britani për monarken 96-vjeçare, e cila mbretëroi për 70 vjet.

Ajo vdiq në Rezidencën Mbretërore, Balmoral, shtëpinë e saj të dashur verore në malësitë skoceze. Shumë nga katër fëmijët e saj, tetë nipërit dhe 12 stërnipërit e saj ishin në Balmoral, duke përfshirë djalin e saj Princin Charles, trashëgimtarin e fronit.

Mbretëresha Elizabeth, pararojë e popullaritetit të familjes mbretërore

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika