Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se pret nga qeveria të ketë parasysh kërkesat e sindikave dhe të mos këmbëngul në përmbushjen e tyre.
Pas takimit në Këshillin Ekonomik Social, Jasharaj është pyetur se a “do të lëshojnë pe” në kërkesën e tyre për 100 euro dhe ai është shprehur optimist pas këtij takimi se në vikend do të arrihet marrëveshja.
“Nuk mund të flas tani se janë njerëzit tjerë që i bëjnë këto planifikime dhe unë besoj që BSPK është e gatshme për dialog. Çfarëdo të bëjë konkretisht unë nuk mund të them se është ekipi i ekspertëve”, tha Rrahman Jasharaj.
Kryetari i SBAShK-ut ka shtuar se nëse dy palët janë për dialog, e shtunja dhe e diela mund të sjellin edhe ndryshime. “Nëse jo, atëherë fatkeqësisht do të kemi një situatë që nuk e ndryshojmë as ne”, ka thënë Jasharaj.