Në rrugën që lidh bjeshkën e Radafcit, përditshmëria e banorëve të këtyre fshatrave në vendbanimin e Vitomericës tashmë do të jetë më e lehtë.
Kjo për arsyje se furnizimi me mallra të nevojshëm do të jete më i qasshëm me hapjen e pikës më re të rrjetit “Express Store”.
I pari market në një hapsirë prej më shumë se 1 mijë metra katror do u ofrohet banorëve dhe padyshim që këta të fundit e kanë mirëpritur.
Madje, gjatë punimeve, Ervin Muqkurtaj, drejtor i rrjetit të “Express Store” ka thënë se shtyrja që të hapet sa më shumë ka qenë pikërisht nga banorët.
“Presionin më të madh që na kanë bërë ka qenë prej banorëve që të hapet pika sa më shpejt. Madje na kanë penguar gjatë procesit të punës, duke thënë kur po hapet sepse e kanë pa si një veprim shuëm të mirë e të kenë një market të tillë në regjionin e tyre”, ka theksuar Muqkurtaj.
Një synim kryesor i zgjedhjës së lokacionit sipas tij ka qenë edhe punësimi i kësaj pjese.
“Një prej qëllimeve tona ka qenë zgjerimi në perferi të qyteteve që t’iu mundësojmë qytetarëve që të punojnë e të kenë puënn më afër tyre”, ka shtuar ai.
“Mbi një mijë metra katror dhe me asortomanin që e kemi në regjionin e Radafcit është mbi 10 mijë artikuj që janë në marketin tonë e që banorët mund t’i gjejnë”, ka bërë të ditur Muqkuraj nga “Express Store”
Një larmi e gjerë e produktëve jo vetëm ushqimore, ku ky ekspress store do të ofrojë mbi 10 mijë artikuj.
Në komunën e Pejës, kjo pikë është e 13-ta që po hapet, ndërsa në gjithë Kosovën tashmë janë të pranishme gjithsej 21 rrjete të “Express Store”.