Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), do të ndajnë 2.2 miliardë dollarë për investime ushtarake për vendet aleate në mesin e të cilave është edhe Kosova.
Këtë, e ka bërë të ditur Misioni i ShBA-së në NATO, të premten në një postim në rrjetin social Twitter.
Ndërsa në lidhje me këtë vendim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falendëruar personalisht sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken.
Sipas saj, Blinken është duke dhënë një angazhim të palëkundur për paqe dhe siguri.
“Një falënderim personal për Sekretarin Antony Blinken për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani, në rrjetin social Twitter.
Po ashtu, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse ndaj partnerëve amerikanë, që sipas saj, ata qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës.
“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës. Së bashku, ne do të shkojmë nga forca në fuqi!”, ka shtuar ajo.
A personal thank you to Secretary @SecBlinken for his unwavering commitment to peace and security in our region and beyond.
We are grateful to our U.S. partners for always standing with the people of Kosovo. Together, we will go from strength to strength! 🇽🇰🤝🇺🇸 https://t.co/NmNID7fKJ4
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 9, 2022