Xhaçka: Kosova është shenjtë për ne

Olta Xhaçka

“E vërteta padyshim s’është kjo sepse Kosova për ne është e shenjtë, ashtu siç është e shenjtë kauza e shqiptarëve në rajon. E vërteta është shumë më e thjeshtë dhe ka dy pjesë. Në njërën anë, kjo nismë është një mekanizëm që zbaton e përshpejton proceset e parashikuara në Procesin e Berlinit. Përshpejtim i cili sjell përfitime konkrete për të gjithë rajonin, përfshirë shqiptarët”, kishte thënë Xhaçka.

Olta Xhaçka ministre e jashtme e Shqipërisë ka thënë se prioritet mbetet kauza e shqiptarëve në rajon, të drejtat e shqiptarëve në rajon, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Preshevë.

ilustrimi

Kosova është e izoluar padrejtësisht, duke iu mohuar liberalizimi i vizave, ka thënë Xhaçka.

Ilustrm

Gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit (KS) nga ana e Shqipërisë, ajo tha se këtë çështje e kanë në prioritet gjatë punës së tyre.

Xhaçka shtoi se “puna që po bën Shqipëria në rajon në funksion të rritjes së bashkëpunimit rajonal, e posaçërisht puna për nismën Ballkani i Hapur, ka shkaktuar shqetësim tek një pjesë të forcave politike e të shoqërisë shqiptare në rajon, të cilat e kanë kuptuar këtë nismë si një zbehje të mbështetjes së Shqipërisë për Kosovën”.

Sipas kësaj të fundit, në çdo takim bilateral ajo është duke lobuar për njohje e për  anëtarësimin e Kosovës në organizatat Ndërkombëtare, në veçanti në  Bashkimin Evropian (BE), dhe tek vendet anëtare duke denoncuar, padrejtësinë që po i bëhet Kosovës.

Është vend i vetëm i izoluar  në mes të Evropës, pavarësisht premtimeve që nuk u mbajtën për liberalizimin e vizave nga BE-ja. Kosova është detyre e jona edhe në KS, ku po punojmë pa u lodhur jo vetëm për sa i përket pakësimit të raportimeve të UNMIK në Këshill, por edhe për të zgjeruar marrëdhëniet me ato vende, si për shembull në Afrikë, ku procesi i njohjeve nuk ka ecur mbarë e ku ende duhet shumë punë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika